AVOKAT ONLINE

Sistemi i drejtėsisė nė Shqipėri

 

 

SISTEMI I DREJTESISE

Nė diagramėn e mėsipėrme janė dhėnė aktorėt kryesorė tė sitemit shqiptar tė drejtėsisė. Varėsitė ndėrmjet tyre tregojnė se si Presidenti, Parlamenti, Konferenca gjyqėsore dhe Ministria e Drejtėsisė bashkėveprojnė ndaj gjykatave.


Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė nuk bėn pjesė nė sistemin gjyqėsor tė zakonshėm por ajo pėrbėn njė juridiksion tė veēantė, e ngarkuar tė kontrollojė kushtetutshmėrinė e ligjeve dhe tė akteve tė tjerė normative.


Me Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė, qė ka hyrė nė fuqi mė 28 nėntor 1998, Gjykata Kushtetuese fiton njė pozitė tė rėndėsishme institucionale. Nenet 124 deri 134 tė Kushtetutės i kushtohen Gjykatės Kushtetuese si juridiksion kushtetues i pavarur. Gjykata Kushtetuese i nėnshtrohet vetėm Kushtetutės (neni 124 i Kushtetutės). 

Kėto dispozita pėrcaktojnė edhe pėrbėrjen, emėrimin dhe statusin e gjyqtarėve e tė Kryetarit tė saj, tipin dhe shtrirjen e kompetencave tė kontrollit kushtetues, subjektet qė mund ta venė nė lėvizje atė, forcėn detyruese dhe zbatimin e vendimeve tė saj.

 

 

PERGJEGJESITE E GJYKATAVE

Qėllimet dhe pėrgjegjėsitė e kompetencave kyēe tė gjykatave pėrfshijnė pesė fusha, ku secila presupozon njė lidhje ndėrmjet teorisė dhe praktikės, konceptit dhe sjelljes, idesė dhe zbatimit:

  • Pse ekzistojnė gjykatat
  • Gjykatat si institucione
  • Sundimi i ligjit, mbrojtje e barabartė dhe proces i rregullt
  • Pėrgjegjshmėria
  • Ndėrvarėsia dhe drejtimi

 

PUSHTETI GJYQESORE NE SHQIPERI

Nė Republikėn e Shqipėrisė, pushteti gjyqėsor ushtrohet vetėm nga Gjykatat, nė pėrputhje me Kushtetutėn dhe kompetencat qė u ngarkohen atyre me ligj. Gjyqtarėt kanė kompetencė tė shqyrtojnė tė gjitha ēėshtjet penale, penale ushtarake, civile, administrative si dhe ēdo ēėshtje tjetėr tė pėrcaktuar me ligj.

Sistemi Shqiptar i Drejtėsisė pėrbėhet nga Gjykatat e Faktit, Gjykatat e Apelit dhe Gjykata e Lartė. Secili nivel trajton ēėshtje civile, penale, tregtare dhe administrative. Sistemi ushtarak i drejtėsisė ėshtė i pėrfshirė nė sistemin e drejtėsisė penale. 
Sistemi ynė i Drejtėsisė pėrfshin 346 gjyqtarė tė cilėt janė tė shpėrndarė nė 29 Gjykata Fakti, 6 Gjykata Apeli, 1 Gjykatė Ushtarake Apeli dhe nė Gjykatėn e Lartė.

Gjykatat e Rretheve Gjyqėsore organizohen dhe funksionojnė nė rrethe gjyqėsore nė tė gjithė territorin e vendit. Kompetencat tokėsore dhe qėndra e ushtrimit tė veprimtarisė pėr secilėn prej tyre caktohet me dekret tė Presidentit tė Republikės, me propozimin e Ministrit tė Drejtėsisė, pasi tė jetė marrė edhe mendimi i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė. Gjykatat e Rretheve Gjyqėsore gjykojnė sipas rregullave tė parashikuara nė kodet e proēedurave, ku pėrcaktohet edhe pėrbėrja e trupit gjykues.

Gjykatat e Apelit funksionojnė nė zona tė caktuara nga Presidenti i Republikės, pėrsėri me propozimin e Ministrit tė Drejtėsisė, pasi tė jetė marrė edhe mendimi i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė. Kėto Gjykata gjykojnė nė shkallė tė dytė ankimet kundėr vendimeve tė Gjykatave tė Rretheve Gjyqėsore.

Gjykatat e Apelit gjykojnė me trup gjykues tė pėrbėrė nga tre gjyqtarė.

Gjykatat Ushtarake organizohen dhe funksionojnė brenda sistemit gjyqėsor sipas kompetencave tė pėrcaktuara nė ligj. Gjykatat Ushtarake pėrbėhen nga Gjykatat e Shkallės sė Parė dhe tė Apelit. Kjo e fundit shqyrton nė shkallė tė dytė ankimet kundėr vendimeve tė Gjykatave Ushtarake tė Shkallės sė Parė.

Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė ndalon krijimin e Gjykatave tė Jashtėzakonshme. Nė nenin 135 pika 2 e saj thuhet: "Kuvendi mund tė krijojė me ligj Gjykata pėr fusha tė veēanta, por nė asnjė rast Gjykata tė Jashtėzakonshme". Njė gjė e tillė ėshtė pasqyruar edhe nė paragrafin e tretė tė nenit 11 tė ligjit 8436, datė 28.12.1998 "Pėr Organizimin e Pushtetit Gjyqėsor nė Republikėn e Shqipėrisė"

Gjykatat e Rretheve Gjyqėsore kanė kompetencė tė gjykojnė tė gjitha mosmarrėveshjet  civile si dhe mosmarrėveshjet e tjera tė parashikuara nė Kodin e Proēedurės Civile e nė ligje tė tjera, si dhe veprat penale, pėrveē atyre qė i pėrkasin kompetencės sė Gjykatės Ushtarake. Kėto tė fundit gjykojnė ushtarakėt pėr veprat penale ushtarake, robėrit e luftės dhe persona tjerė tė caktuar me ligj.

Pėr gjykimin e mosmarrėveshjeve civile e tė mosmarrėveshjeve tė tjera tė parashikuara ne Kodin e Proēedurės Civile e nė ligje tė veēanta, zbatohen rregulla tė detyrueshme, tė njėjta e tė barabata. Nė asnjė rast Gjykata nuk mund tė mos shqyrtojė dhe tė japė vendime pėr ēėshtjet qė paraqiten pėr shqyrtim, me arsyetimin se ligji mungon, nuk ėshtė i plotė, ka kundėrshtime ose ėshtė i paqartė.

Gjithashtu, legjislacioni proēedurial penal ka pėr detyrė tė sigurojė njė proēedim tė drejtė, tė barabartė e tė rregullt ligjor, tė mbrojė liritė personale dhe tė drejtat e interesat e ligjshme tė shtetasve, tė ndihmojė pėr forcimin e rendit juridik dhe zbatimin e Kushtetuės e tė ligjeve tė shtetit.

 

Abonimi Juridik

Regjistrohuni nė abonimin juridik mujor, dhe pėrfitoni njė shėrbim elektronik i cili ju lejon tė kurseni.

Lexoni mė tepėr

Kėshilla ligjore 

Pasojat e zgjidhjes sė martesės, cili nga trashėgimtarėt  fiton pasurinė dhe shumė kėshilla tė tjera ligjore.

Lexoni mė tepėr

Ankime-Kėrkesa

Kėrkesa e juaj nuk ėshtė marrė parasysh. Ne pėrgatisim ankimin ligjor dhe ju udhėzojmė pėr mė tej.

Lexoni mė tepėr

GJYKATA STRASBURG       TREGTARE - TATIMORE       LIDHJE NDIHMESE       KUSH JEMI NE       SITE MAP