AVOKAT ONLINE

Gjykata e Lartė nė Republikėn e Shqipėrisė

Nė Republikėn e Shqipėrisė pushteti gjyqėsor ushtrohet vetėm nga Gjykatat nė pėrputhje me Kushtetutėn dhe kompetencat e ngarkuara me ligj. Sistemi ynė gjyqėsor pėrbėhet nga Gjykatat e Rretheve Gjyqėsore (Gjykata e Shkallės sė Parė), Gjykatat e Apelit dhe Gjykata e Lartė, e cila krijohet me ligj. 

Gjykata e Lartė, ėshtė autoriteti mė i lartė gjyqėsor. Ajo e ka selinė nė Tiranė dhe pėrbėhet nga 17 gjyqtarė tė cilėt emėrohen nga rradhėt e gjyqtarėve me vjetėrsi jo mė pak se 10 vjet, ose nga rradhėt e juristėve tė shquar, qė e kanė ushtruar kėtė profesion jo mė pak se 15 vjet. Gjyqtarė mund tė jenė vetėm shtetasit shqiptarė. 

Procedura e emėrimit tė gjyqtarit tė Gjykatės sė Lartė ėshtė e thjeshtė. Ai emėrohet nga Presidenti i Republikės, pasi tė jetė marrė mė parė pėlqimi i Kuvendit. Kryetari i Gjykatės sė Lartė zgjidhet njėri nga anėtarėt e saj i cili emėrohet si i tillė nga Presidenti i Republikės, pasi tė jetė marrė mė parė pėlqimi i Kuvendit. Mandati i gjyqtarit tė Gjykatės sė Lartė fillon me hyrjen nė fuqi tė dekretit tė Presidentit pėr emėrimin e tij. Edhe mandati i Kryetarit tė Gjykatės sė Lartė llogaritet brenda mandatit tė gjyqtarit tė kėsaj gjykate. 

Gjyqtarėt dhe Kryetari i Gjykatės sė Lartė qėndrojnė nė detyrė pėr 9 vjet pa tė drejtė riemėrimi, por koha prej 9 vjetėsh nuk mund tė kufizohet. Qėndrimi nė detyrė lidhet edhe me moshėn e tyre. Pra, ata mund tė qėndrojnė nė detyrė deri nė moshėn 65 vjeē. 

Qėnia gjyqtar nuk pajtohet me asnjė veprimtari tjetėr shtetėrore, politike ose private, ēka do tė thotė se atyre u ndalohet tė bėjnė pjesė nė parti politike ose tė marrin pjesė nė veprimtari me karakter politik si dhe tė kenė ēdo mandat tjetėr zgjedhor apo ēdo lloj funksioni dhe veprimtarie tjetėr publike ose private. Gjithashtu gjyqtarėve u ndalohet tė marrin pjesė nė administrimin apo trajtimin e shoqėrive civile ose tregtare, personalisht ose me anė pėrfaqėsimi.

Para fillimit tė detyrės, gjyqtarėt bėjnė betimin si mė poshtė: "Betohem solemnisht se gjatė kryerjes sė detyrės do t'i qėndroj kurdoherė besnik Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė, ligjeve nė fuqi dhe do tė respektoj rregullat e etikės profesionale." 

Trajtimi protokollar dhe shėndetėsor i anėtarėve tė Gjykatės sė Lartė, ėshtė i njėjtė me atė tė deputetit. Ata gėzojnė njė lejė tė pagueshme vjetore e cila bėhet nė muajt korrik dhe gusht. Pra, kėto dy muaj, Kolegjet e Gjykatės sė Lartė nuk gjykojnė, por gjithsesi edhe nė kėto dy muaj, ngarkohen disa gjyqtarė pėr tė qenė tė gatshėm qė tė kryejnė ndonjė detyrė tė ngutshme. 

Paga e gjyqtarit tė Gjykatės sė Lartė ėshtė e barabartė me pagėn e Ministrit, ndėrsa ajo e Kryetarit tė Gjykatės sė Lartė, 20 pėr qind mė e lartė se paga e gjyqtarit tė kėsaj gjykate. Gjyqtarit tė Gjykatės sė Lartė dhe bashkėshortes u njihet e drejta e pajisjes me pasaportė diplomatike edhe pėr 3 vjet pas mbarimit tė mandatit.

Me plotėsimin e mandatit, pra kur kanė kaluar 9 vjet, gjyqtari i Gjykatės sė Lartė, me kėrkesėn e tij, emėrohet gjyqtar nė Gjykatėn e Apelit. 

Pėr tė drejtat financiare dhe protokollare tė gjyqtarit tė Gjykatės sė Lartė, tė parashikuara nė dispozitat e ligjit nr.8588, datė 15.3.2000 "Pėr organizimin dhe funksionimin e Gjykatės sė Lartė tė Republikės sė Shqipėrisė" Kėshilli i Ministrave ka nxjerrė aktet nėnligjore pėr zbatimin e kėtyre dispozitave. 

Sikurse thamė mė lart gjyqtarėt e Gjykatės sė Lartė qėndrojnė nė deyrė pėr 9 vjet, por ky mandat mund tė mbarojė para kohe. Mbarimi para kohe i mandatit deklarohet nga Kolegjet e Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė me propozimin e Kryetarit ose ēdo gjyqtari tė Gjykatės sė Lartė. Kėshtu mandati i gjyqtarit tė Gjykatės sė Lartė mbaron kur:

  • Dėnohet me vendim gjyqėsor tė formės sė prerė pėr kryerjen e njė krimi
  • Nuk paraqitet nė detyrė pa arsye pėr mė shumė se 6 muaj
  • Mbush moshėn 65 vjeē
  • Jep dorėheqjen
  • Deklarohet i paaftė pėr tė vepruar me vendim gjyqėsor tė formės sė prerė

Gjithashtu, gjyqtari i Gjykatės sė Lartė mund tė shkarkohet nga Kuvendi me dy tė tretat e tė gjithė anėtarėve tė tij pėr shkelje tė Kushtetutės, pėr kryerjen e njė krimi, pėr paaftėsi mendore a fizike dhe pėr akte e sjellje qė diskreditojnė rėndė pozitėn dhe figurėn e gjyqtarit. 

Megjithatė, edhe pse Kuvendi mund tė ketė miratuar shkarkimin e gjyqtarit tė Gjykatės sė Lartė, ky vendim i Kuvendit duhet tė shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila, kur vėrteton se ekziston njė nga shkaqet e mėsipėrme, deklaron shkarkimin e tij nga detyra. 

Ndjekja penale ndaj gjyqtarit tė Gjykatės sė Lartė mund tė bėhet vetėm me miratimin e Kuvendit. Ai mund tė ndalohet ose tė arrestohet vetėm nė qoftė se kapet nė kryerje e sipėr tė njė krimi ose menjėherė pas kryerjes sė tij. Organi kompetent njofton menjėherė Gjykatėn Kushtetuese. Kur Gjykata Kushtetuese nuk jep pėlqimin brenda 24 orėve pėr dėrgimin nė gjykatė tė gjyqtarit tė arrestuar, organi kompetent ėshtė i detyruar ta lirojė atė. 
 

Si organizohet dhe funksionon Gjykata e Lartė

Gjykata e Lartė nė marrėdhėnie me tė tretėt ose edhe nė raste tė tjera, si brenda ashtu edhe jashtė shtetit, pėrfaqėsohet nga Kryetari i saj. Kryetari i Gjykatės sė Lartė nė ushtrimin e funksioneve tė tij ndihmohet nga kėshilltarėt dhe personeli ndihmės. 

Detyrat qė kryen Kryetari i Gjykatės sė Lartė mund tė pėrmblidhen nė:

  • Drejtimin e Kolegjeve tė Bashkuara;
  • Ndarjen e gjyqtarėve nė Kolegje;
  • Kujdesjen pėr funksionimin normal tė Gjykatės sė Lartė;
  • Emėrimin dhe shkarkimin e ndihmėsve ligjorė;
  • Emėrimin dhe shkarkimin e personelit tė shėrbimeve ndihmėse;
  • Bėrjen e kėrkesave pėr buxhetin vjetor tė Gjykatės sė Lartė dhe mbikqyr zbatimin e tij;
  • Miratimin e strukturės, organikės dhe rregullave tė brendshme tė Gjykatės sė Lartė.

Kur Kryetari, pėr arsye tė ndryshme, nuk mund tė kryejė detyrat e tij, ai zėvendėsohet nga Kryetari i Kolegjit Civil, por megjithatė ky i fundit jo nė tė gjitha detyrat e zėvendėson Kryetarin. 

Kėshtu Kryetari i Kolegjit Civil zėvendėson Kryetarin e Gjykatės sė Lartė vetėm pėr drejtimin e Kolegjeve tė Bashkuara (kur ato gjykojnė) pėr funksionimin normal tė Gjykatės sė Lartė, pėr tė lėnė kėrkesat pėr buxhetin vjetor tė Gjykatės sė Lartė dhe pėr tė mbikqyrur zbatimin e tij. Pėr disa probleme qė kanė tė bėjnė me administrimin e punėve brenda Gjykatės sė Lartė, siē mund tė jenė pėr shembull struktura e Gjykatės sė Lartė, rregullat e brendshme tė funksionimit tė Gjykatės sė Lartė, kėrkesat pėr buxhetin dhe ndarja ose lėvizja e gjyqtarėve nė Kolegje, Kryetari i Gjykatės sė Lartė kėshillohet me gjyqtarėt. 

Gjykata e Lartė ka juridiksion fillestar dhe rishikues. Ajo ka juridiksion fillestar kur gjykon akuzat penale kundėr Presidentit tė Republikės, Kryetarit dhe anėtarėve tė Kėshillit tė Ministrave, deputetėve, gjyqtarėve tė Gjykatės Kushtetuese. Juridiksion rishikues ėshtė pėr rastet qė parashikohen nė Kodet e Proēedurave Penale dhe Civile, dhe ēėshtjet shqyrtohen sipas pėrshtatėsisė nė Kolegjin Penal ose Civil. Pra, Gjykata e Lartė organizohet nė dy Kolegje (Penal e Civil) tė cilėt gjykojnė ankimet pėr ēėshtjet gjyqėsore sipas rregullave tė parashikuara nė Kodin e Proēedurave Civile dhe nė Kodin e Proēedurave Penale. 

Nė Kolegjin Penal gjykohen ēėshtje penale, pėrfshirė edhe penalet ushtarake, kurse nė Kolegjin Civil gjykohen ēėshtje me karakter tregtar, administrativ, familjar, tė punės, etj. 

Sikurse thamė mė lart, ndarja e gjykatave nė Kolegje bėhet nga Kryetari i Gjykatės sė Lartė, pasi tė ketė marrė mė parė mendimin e tyre, kurse lėvizja nga njė Kolegj nė tjetrin mund tė bėhet pėr arsye tė ngarkesės sė punės ose tė funksionimit normal tė Gjykatės sė Lartė. Edhe pėr kėto lėvizje merret paraprakisht mendimi i gjyqtarėve. 

Anėtarėt e njė Kolegji, me shumicė votash, zgjedhin nga rradhėt e tyre Kryetarin e Kolegjit pėr njė periudhė njė vjeēare me tė drejtė rizgjedhjeje. Kolegjet e Gjykatės sė Lartė gjykojnė me trup gjykues tė pėrbėrė nga 5 gjyqtarė. Kur trupi gjykues, pėr arsye tė ndryshme nuk mund tė formohet nga gjyqtarėt e njė Kolegji, ai plotėsohet me gjyqtarė tė Kolegjit tjetėr, tė cilėt caktohen me short. Kur nė gjykim, si nė Kolegjin Civil dhe nė atė Penal merr pjesė Kryetari i Gjykatės sė Lartė, ai kryeson trupin gjykues. Nė tė gjitha rastet e tjera trupin gjykues e kryeson Kryetari i Kolegjit pėrkatės, dhe kur ky mungon, Kolegjin e kryeson gjyqtari mė i vjetėr. 

Pėrveē gjykimit nė Kolegje (Penale dhe Civile) Gjykata e Lartė gjykon edhe nė Kolegje tė Bashkuara, ēka do tė thotė se gjykon me trup gjykues tė pėrbėrė nga tė gjithė gjyqtarėt e tė dy Kolegjeve. Kur Gjykata e Lartė gjykon nė Kolegje tė Bashkura, seanca kryesohet nga Kryetari i Gjykatės sė Lartė dhe nė mungesė tė tij, seanca kryesohet nga Kryetari i Kolegjit Civil. Kolegjet e Bashkuara mund tė gjykojnė kur nė to marrin pjesė jo mė pak se dy tė tretat e tė gjithė gjyqtarėve tė Gjykatės sė Lartė, kurse vendimet merren me shumicėn e votave tė gjyqtarėve qė marrin pjesė nė gjykim. 

Rastet se kur Gjykata e Lartė gjykon nė Kolegjet e Bashkuara janė parashikuar shprehimisht nė ligjin " Pėr Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatės sė Lartė tė Republikės sė Shqipėrisė", kėshtu Kolegjet e Bashkuara gjykojnė kėrkesat pėr njėsimin ose ndryshimin e praktikės tė mėparshme, ēka do tė thotė se gjykimi bėhet kur Kolegjet kanė mbajtur qėndrime tė ndryshme pėr ēėshtje tė njėjta dhe bėhet e domosdoshme tė njėsohet (unifikohet) praktika gjyqėsore pėr tė mbajtur tė njėjtin qėndrim. Kėto vendime janė njė ndihmė e madhe pėr gjykatat e niveleve tė ulta nė zgjidhjen konkrete tė ēėshtjeve. 

Kėrkesa pėr njėsimin ose ndryshimin e praktikės gjyqėsore mund tė bėhet nga secili Kolegj i Gjykatės sė Lartė, nga Kryetari i Gjykatės sė Lartė, si dhe kur vetė Kolegjet e Bashkuara e ēmojnė tė nevojshme njė gjė tė tillė. Nė kėtė rast, me iniciativė ato tėrheqin nga ēdo Kolegj i Gjykatės sė Lartė (Penale ose Civile) ēėshtje tė caktuara gjyqėsore pėr t'i gjykuar nė Kolegjet e Bashkuara. 

Kolegjet e Bashkuara gjykojnė gjithashtu ankimet kundėr vendimeve tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, kur kėto vendime jepen ndaj gjyqtarėve tė Gjykatave tė Apelit dhe tė Rrethit pėr shkarkimin nga detyra pėr kryerjen e njė krimi, pėr paaftėsi mendore a fizike, pėr akte e sjellje qė diskreditojnė rėndė pozitėn dhe figurėn e gjyqtarit ose pėr pamjaftueshmėri profesionale. Kolegjet e Bashkuara gjykojnė edhe rastet e parashikuara nė Kodin e Proēedurės Civile dhe Kodin e Proēedurės Penale si dhe rastet e tjera tė parashikuara me ligj. 

Kur Gjykata e Lartė gjykon nė Kolegje tė Bashkuara, gjyqtarėt qė do tė relatojnė ēėshtjen caktohen me short dhe ata nė mėnyrė tė pavarur pėrgatisin relacionet dhe i paraqesin ato nė gjykim. Vendimet e Gjykatės sė Lartė, si ato qė japin Kolegjet, ashtu dhe ato tė Kolegjeve tė Bashkuara duhet tė shpallen tė arsyetuara jo mė vonė se 30 ditė nga pėrfundimi i shqyrtimit gjyqėsor. 

Vendimet e Kolegjeve tė Gjykatės sė Lartė, sė bashku me mendimet e pakicės (kur ėshtė rasti) botohen nė buletinin periodik tė Gjykatės sė Lartė. Vendimet e Kolegjeve tė Bashkuara pėr njėsimin ose ndryshimin e praktikės gjyqėsore botohen nė numrin mė tė parė tė Fletores Zyrtare. 

Gjyqtarėt e Gjykatės sė Lartė kanė pranė tyre ndihmėsa ligjore. Ata mund tė kenė deri dy tė tillė, tė cilėt i pėrzgjedhin vetė ndėrmjet juristėve qė plotėsojnė kushtet ligjore pėr t'u emėruar gjyqtarė tė Gjykatės sė Shkallės sė Parė ose Gjykatės sė Apelit. Edhe trajtimi financiar i tyre ėshtė i njėllojtė me atė tė gjyqtarit tė Gjykatės sė Rrethit apo Apelit sipas emėrtimit qė i bėhet duke mbajtur parasysh pėrvojėn dhe aftėsitė. Ndihmėsit ligjorė emėrohen dhe largohen nga detyra me urdhėr tė Kryetarit tė Gjykatės sė Lartė, me propozimin e gjyqtarit pėrkatės. 

Ndihmėsit ligjorė studiojnė ankimet, dosjet gjyqėsore, pėrgatisin relacionet pėr ēėshtjet qė janė nė gjykim duke dhėnė mendimin e tyre, u pėrgjigjen ankesave, pėrgatisin materialet e nevojshme, si dhe kryejnė ēdo detyrė tjetėr qė u ngarkohet nga gjyqtari i Gjykatės sė Lartė. 

Dosjet ligjore u ndahen ndihmėsve ligjorė me short dhe pasi ato i kanė studiuar ato, pėrgatisin relacionin pėrkatės dhe relatojnė nė Dhomėn e Kėshillimit pėrpara njė kolegji me 5 gjyqtarė, ku pa praninė e palėve, vendoset mospranimi i relatimit ose kalimi i ēėshtjes pėr gjykim nė Kolegjin pėrkatės. 
 

Administrimi i shėrbimeve tė Gjykatės sė Lartė

Shėrbimet ndihmėse nė Gjykatėn e Lartė drejtohen nga kancelari. Kancelar emėrohet njė person i cili duhet tė ketė mbaruar studimet pėr jurist dhe tė kėtė ushtruar profesionin e juristit pėr njė periudhe jo mė pak se 7 vjet. Emėrimi dhe shkarkimi i tij bėhet nga Kryetari i Gjykatės sė Lartė. 

Kancelari organizon shortin gjyqėsor. Kjo do tė thotė se relatori i ēėshtjes, si nė Kolegjin Civil edhe nė atė Penal, ėshtė ai gjyqtar qė me short i ka rėnė njė ēėshtje pėr tė relatuar. Kancelari gjithashtu i propozon Kryetarit tė Gjykatės sė Lartė emėrimin dhe shkarkimin e personelit tė shėrbimeve ndihmėse tė Gjykatės sė Lartė. 

Shėrbimet ndihmėse nė Gjykatėn e Lartė kryhen nga Sekretaria Gjyqėsore, Sektori i Administratės, i Financės, Informatizimit, i Rregjistrimit, i Ruajtes sė Dokumentave, i Ruajtjes sė Rendit tė Brendshėm, i Studimeve e Marrėdhėnieve me Jashtė dhe Biblioteka. Pėr shėrbime tė tjera ndihmėse, Kryetari i Gjykatės sė Lartė me propozimin e kancelarit, mund tė krijojė sektorė tė tjerė. 

Rregullorja e brendshme e Gjykatės sė Lartė, e miratuar nga Kryetari i saj, bazuar nė nenin 7 shkronja "e" e ligjit " Pėr organizimin dhe funksionimin e Gjykatės sė Lartė tė Republikės sė Shqipėrisė", nė mėnyrė tė detajuar ka pėrcaktuar detyrat e tė gjithė shėrbimeve ndihmėse sipas sektorėve. 

Lėvizja e dosjes nė Gjykatėn e Lartė

Kur mbėrrin dosja nė Sekretarinė e Gjykatės sė Lartė, kjo e fundit kontrollon nėse:

  • Ndodhet nė dosje rekursi dhe dokumentat shoqėruese dhe nėse,
  • I ėshtė komunikuar palės tjetėr ose prokurorit hapja e rekursit dhe nė se ndodhet nė dosje dėftesa e komunikimit tė tyre.

Nė rast se dokumentat e mėsipėrme nuk janė, ose nuk janė kryer veprimet e nevojshme si mė sipėr, dosja i kthehet nga Sekretaria Gjykatės qė i pėrket ose nga e cila ka ardhur. Nė rast se kėto veprime janė kryer dhe dokumentet e mėsipėrme janė tė rregullta e tė plota, Sekretaria e Gjykatės sė Lartė, njė herė nė javė shpall tek vendi i njoftimeve listėn e dosjeve qė i kanė mbėrritur nė mėnyrė qė tė vėrė nė dijeni tė interesuarit se dosja mbėrriti nė Gjykatėn e Lartė.

Njė herė nė javė, Kancelari duke respektuar rradhėn e mbėrritjes sė dosjeve organizon shortin pėr ndarjen e tyre midis ndihmėsve ligjorė. 

Siē e kemi thėnė edhe mė lart, ēdo anėtar i Gjykatės sė Lartė ka njė ndihmės ligjor. Ky i fundit mbasi studion ēėshtjen, pėrgatit me shkrim njė relacion tė plotė e tė saktė pėr mbrojtjen e dosjes, pėr mėnyrėn e zgjidhjes sė ēėshtjes nga gjykatat, pretendimet e palėve, problemet ligjore qė dalin dhe nė fund jep mendimin e tij nėse rekursi duhet pranuar apo refuzuar. 

Ndihmėsi ligjor relaton ēėshtjen nė Kolegjin Seleksionues. Quhet Kolegj Seleksionues mbasi ai ndan ēėshtjet dhe vendos pėr pranimin ose jo tė rekursit duke u bazuar nė mungesėn ose jo, tė shkaqeve ligjore. Ky Kolegj i pėrbėrė nga pesė gjyqtarė, ndėrmjet tė cilėve duhet tė jetė edhe gjyqtari me tė cilin punon ndihmėsi ligjor relatues, e shqyrton ēėshtjen nė Dhomėn e Kėshillimit, pa qenė tė pranishme palėt e interesuara. Nė Dhomėn e Kėshillimit tė Kolegjit Seleksionues vendoset nėse rekursi do tė refuzohet ose do tė pranohet dhe ēėshtja do tė kalojė pėr gjykim nė Kolegjet e Gjykatės sė Lartė (Penal ose Civil sipas ēėshjes). 

Si ė rastin kur vendoset mospranimi i rekursit, ashtu dhe kur vendoset kalimi pėr gjykim nė Kolegjet e Gjykatės sė Lartė, pra mbasi ēėshtja ėshtė relatuar nė Kolegjin Seleksionues, dosjet kthehen pėrseri nė Sekretari pėr tė bėrė shėnimet e nevojshme. 

Kur vendoset mosshqyrtimi i ēėshtjes, domethėnė mospranimi i rekursit, ēėshtja konsiderohet e pėrfunduar, merret vendimi pėrkatės dhe del njoftimi nė vendin e caktuar nė hyrje tė Gjykatės pėr tė marrė dijeni tė interesuarit. Mbas kėsaj, dosja duke patur brenda edhe vendimin e mospranimit tė rekursit i dėrgohet Gjykatės sė Rrethit qė i pėrket.

Kur nė Kolegjin Seleksionues vendoset qė ēėshtja tė kalojė pėr gjykim, dosja kthehet nė Sekretari dhe pret rradhėn pėr t'u gjykuar nga Kolegji. Njė herė nė dy javė organizohet shorti pėr tė ndarė ēėshjet midis gjyqtarėve. Mbas shortit hartohet lista dhe caktohet dita e gjykimit. Kėto lista afishohen tek vendi i njoftimeve tė paktėn dy javė para ditės tė gjyqit, nė mėnyrė qė palėt e interesuara tė marrin dijeni. Mbas afishimit, javėn e parė dosja ėshtė nė dispozicion tė avokatėve e tė prokurorit pėr ta studiuar, kurse javėn e dytė dosjen e mban pėr ta studiuar gjyqtari relator (gjyqtari qė i ka rėnė dosja me short). 

Nė seancė gjyqėsore, relatori i ēėshjes paraqet faktet qė kanė rėndėsi pėr marrjen e vendimit, pėrmbajtjen e vendimit tė ankimuar dhe shkaqet e ngritura nė rekurs ose nė kundėr-rekurs. Pas relatimit, kryesuesi i seancės fton avokatėt e palėve tė paraqesin mbrojten e tyre. Nė gjykimin nė Gjykatėn e Lartė palėt pėrfaqėsohen vetėm me avokatė, sepse nė Gjykatėn e Lartė ēėshjet gjykohen vetėm pėr shkaqe qė janė ligjore (tė ligjit material apo procedurial dhe Gjykata e Lartė nuk i hyn ēėshtjes nė themel) tė cilat ngrihen dhe argumentohen vetėm duke patur njohuri tė posaēme ligjore. Nuk ka asnjė pengesė qė sė bashku me avokatin tė jetė edhe pala e interesuar si dėgjuese. Mbas mbrojtjes qė bėjnė avokatėt tė cilėt paraqesin mendimet e tyre me shkrim i jepet fjala prokurorit (kur kemi tė bėjmė me njė ēėshtjeje penale) i cili paraqet gojarisht mendimin e tij. 

Gjatė gjykimit nė Gjykatėn e Lartė nuk lejohet replika, pra kjo do tė thotė se gjithēka qė parashtrohet si nga rekursi apo avokati i palės tjetėr, ėshtė e parapėrgatitur dhe nuk ėshtė nė vartėsi tė problemeve qė do tė dalin gjatė gjykimit. Megjithatė, pėr probleme tė paparashikuara, avokatėt kanė tė drejtė t'i paraqesin gjykatės mendimet e tyre shkurtimisht me shkrim. 

Pas diskutimit tė ēėshtjes nė seancė gjyqėsore, gjykata tėrhiqet nė Dhomėn e Kėshillimit dhe merr vendimin pėrkatės. Nė raste tė veēanta, pėr shkak tė natyrės tė ndėrlikuar apo rėndėsisė sė ēėshjes, marrja e vendimit mund tė shtyhet pėr aq ditė sa ėshtė e nevojshme. Vendimi nėnshkruhet nga tė gjithė anėtarėt e Kolegjit. Ai merret me shumicė votash. Pakica, kur ėshtė rasti, mendimin e saj e jep me shkrim. 

Pas shqyrtimit tė ēėshjes, Kolegji Civil mund tė vendosė:

  1. Lėnien nė fuqi tė vendimit;
  2. Prishjen e vendimit tė Gjykatės sė Apelit dhe lėnien nė fuqi tė vendimit tė Gjykatės sė Rrethit;
  3. Prishjen e vendimit tė Gjykatės sė Apelit dhe dėrgimin e ēėshtjes pėr rishqyrtim nė Gjykatėn e Apelit me njė tjetėr trup gjykues;
  4. Prishjen e vendimit tė Gjykatės sė Apelit dhe tė Gjykatės sė Rrethit dhe dėrgimin e ēėshtjes pėr rigjykim nė Gjykatėn e Rrethit (Gjykatėn e Shkallės sė Parė) me njė tjetėr trup gjykues;
  5. Ndryshimin e vendimit tė Gjykatės sė Shkallės sė Parė dhe tė Gjykatės sė Apelit;
  6. Prishjen e vendimit tė Gjykatės sė Rrethit dhe tė Gjykatės sė Apelit dhe pushimin e gjykimit tė ēėshtjes.
  7. Kolegji Penal i Gjykatės sė Lartė mbas shqyrtimit tė ēėshtjes mund tė vendosė:
  8. Lėnien nė fuqi tė vendimeve ndaj tė cilit ėshtė bėrė rekurs;
  9. Ndryshimin e vendimit pėr cilėsimin ligjor tė veprės, pėr llojin e masėn e dėnimit, pėr pasoja civile tė veprės penale;
  10. Prishjen e vendimit dhe zgjidhjen e ēėshtjes pa e kthyer pėr rishqyrtim;
  11. Prishjen e vendimit dhe kthimin e akteve pėr rishqyrtim.

Mbasi mbaron gjykimi nė Kolegjet pėrkatėse, dosja shkon nė Sekretari ku bėhen veprimet pėrkatėse si rregjistrimi i vendimit, shtypja e vendimit, etj. Nė pėrfundim, dosja ku ėshtė lidhur edhe vendimi i Kolegjit, i dėrgohet Gjykatės sė Rrethit qė i takon

Abonimi Juridik

Regjistrohuni nė abonimin juridik mujor, dhe pėrfitoni njė shėrbim elektronik i cili ju lejon tė kurseni.

Lexoni mė tepėr

Kėshilla ligjore 

Pasojat e zgjidhjes sė martesės, cili nga trashėgimtarėt  fiton pasurinė dhe shumė kėshilla tė tjera ligjore.

Lexoni mė tepėr

Ankime-Kėrkesa

Kėrkesa e juaj nuk ėshtė marrė parasysh. Ne pėrgatisim ankimin ligjor dhe ju udhėzojmė pėr mė tej.

Lexoni mė tepėr

GJYKATA STRASBURG       TREGTARE - TATIMORE       LIDHJE NDIHMESE       KUSH JEMI NE       SITE MAP