AVOKAT ONLINE

Ceshtje Administrative

A ka afat pėr ngritjen e njė padie?

 

Njė numėr i konsiderueshėm ēėshtjesh gjyqėsore pėrfundojnė ende pa filluar  sepse pala qė dėrgon ēėshtjen nė gjykatė, ka humbur afatin ligjor tė ngritjes sė padisė. Pėr tė ngritur njė kėrkesė padi, ju duhet tė veproni brenda afatave ligjore. A e dini afatin ligjor qė keni nė dispozicion pėr ngritjen e padisė tuaj pėrpara gjykatės ?Nuk ėshtė e mundur qė nė kėto rreshta tė shpjegohen tė gjitha afatet pėr ngritjen e padive sepse ato pėrcaktohen nga Kodet e ligje tė ndryshme dhe janė nė varėsi tė rrethanave tė veēanta tė ēėshtjes.

 

Dėshiroj qė tė ngre padi pėr ēeshtje pronėsie kundėr njė kompanie por nuk di se cilės gjykatė ti drejtohem ? A mund tė mė thoni ēfarė tė bėj?

 

Ju duhet tė qartėsoni se cila gjykatė ka juridiksionin, pra ėshtė e ngarkuar nga ligji, pėr tė shqyrtuar ēėshtjen tuaj.  Nė pėrgjithėsi, ju duhet ta paraqitni kėrkesė-padinė nė gjykatėn e shkallės sė parė tė vendit ku ka vendbanimin ose aktivitetin personi fizik ose juridik. Megjithatė bazuar ne veēantitė e ēėshtjes, detyrime tė tjera mund tė aplikohen e tė ndryshohet vendi ku duhet tė ngrihet kėrkesė-padia. Pjesa mė e madhe e rasteve ėshtė e parashikuar nė nenet 42 – 54 tė Kodit tė Procedurės Civile.

 

 

Pala kundėrshtare nuk do tė paraqitet nė seancėn e ardhshme edhe pse ajo ka dijeni pėr orėn dhe datėn e gjykimit. Ēfarė duhet tė bėj?

 

Ju duhet qė me insistim tė kėrkoni nė bazė tė nenit 179 tė Kodit te Procedures Civile zhvillimin e gjykimit nė mungesė tė palės tjetėr sepse ajo ka dijeni pėr orėn dhe datėn e gjykimit dhe pa ndonjė shkak tė ligjshėm nuk do tė paraqitet nė seancėn gjyqėsore tė caktuar pėr kėtė qėllim. Nėse ju nuk kėrkoni qė gjykimi tė zhvillohet nė mungesė, gjykata mund tė vendosė pushimin e gjykimit edhe pse ju jeni i pranishėm nė seancėn gjyqėsore e keni respektuar orėn dhe datėn e gjykimit.

 

Dėshiroj qė tė martohem jashtė shtetit. Cila ėshtė procedura qė duhet tė ndiqet pėr tė realizuar lidhjen e martesės me njė shtetas/e tė huaj jashtė shteti?

 

Qytetarėt qė duan tė lidhin martesė jashtė shteti, duhet tė marrin njė vėrtetim me shėnimin /I lirė pėr tė lidhur martesė/.  Pėr marrjen e kėtij vėrtetimi, ju duhet tė dorėzoni pranė Zyrės Juridike tė Bashkisė sė rrethit tuaj ēertifikatėn e lindjes me shėnimin /pėr lidhje martese/.

 

 

Njė shtetase e gjermane, dėshiron qė tė lidhi martesė me njė shtetas shqiptar nė Shqipėri. Cila ėshtė procedura qė duhet ndjekur?

 

Shtetasja gjermane  nė rastin konkret dhe ēdo shtetas i huaj duhet qė tė paraqesė kėto dokumenta:

·        ēertifikatė lindjeje;

·        vėrtetim qė provon se nuk ka pengesa ligjore pėr tė lidhur martesė nė Shqipėri;

Dokumentet e mėsiperme duhet tė legalizohen pėr rastin e shtetases gjermane nga ambasada shqiptare nė Gjermani. Pėr ēdo rast ėshtė ambasada respektive shqiptare qė bėn legalizimin e dokumentave tė shtetasve tė huaj.

 

 

Kam mbushur moshėn pėr tė dalė nė pension. Cilat janė dokumentet qė duhet tė dorėzoj pėr pėrfitimin e pensionit?

 

Pėr pėrfitimin e pensionit, kėrkuesi duhet tė dorėzojė kėto dokumente:

  • ēertifikatė personale me fotografi;
  • ēertifikatė familjare;
  • librezė pune;
  • vėrtetim asistence;
  • vėrtetim page dhe kontributi pas datės 1 janar 1994;
  • vėrtetim KEMP-i (pėr pension invaliditeti);
  • ēertifikatė vdekjeje (pėr pension familjar);
  • vėrtetim shkolle (pėr pension familjar);

 

Kam blerė njė automjet – autoveturė. Dėshiroj qė ta regjistroj pėr herė tė parė nė Republikėn e Shqipėrise. Cilat dokumente duhet tė dorėzoj pranė D.R.Sh.T.Rr?

 

Pėr rregjistrimin e automjeteve pėr herė tė parė shtetase duhet tė dorėzojė kėto dokumente :

  • vėrtetim kalim kufiri;
  • vėrtetim zhdoganimi (deklaratė doganore)
  • ēertifikatė e origjinės sė mjetit;
  • ēertifikatė e kontrollit fizik tė mjetit;
  • aktin e shitblerjes sė automjetit;
  • ēertifikatė personale me fotografi;
  • saktėsim adrese;

 

 Kam dhėnė me sukses provimin e aftėsisė pėr drejtimin e automjetit. Cilat dokumente duhet tė dorėzoj pranė D.R.Sh.T.Rr pėr tu pajisur me patentė?

 

Pėr tu pajisur me patentė, duhet tė dorėzoni kėto dokumente :

·        ēertifikatė personale me fotografi;

·        vėrtetim shkolle;

·        vėrtetim nga gjykata dhe prokuroria;

·        raportė mjeksore;

·        analizė gjaku;

·        fotografi;

·        saktėsim adrese;

  

 

Dėshiroj qė tė ndryshoj emrin dhe mbiemrin. Cila ėshtė procedura qė duhet tė ndiqet?

 

Shtetasit shqiptarė tė cilėt kėrkojnė tė bėjnė ndryshimin e emrit dhe mbiemrit duhet tė paraqesin kėto dokumente :

  • kėrkesė drejtuar zyrės sė gjendjes civile, nė tė cilėn ai parashtron shkakun e ndryshimit tė emrit dhe tė mbiemrit. Kėrkesa duhet tė protokollohet;
  • vėrtetim nga gjykata dhe prokuroria, nėn juridiksionin e tė cilėve banon shtetasi i interesuar, tė cilat dėshmojnė se ndaj kėtij shtetasi nuk ka kallėzim ose nuk ka nisur ndonjė procedim penal;

 

Jam transferuar me banim nga Tirana nė Shkodėr. Si mund tė bėj transferimin e tė dhėnave tė zyrės sė gjendjes civile tė Tiranės nė zyrėn e gjendjes civile nė Shkodėr?

 

Transferimi i tė dhėnave tė gjendjes civile, nė njė zyrė tjetėr tė gjendjes civile bėhet me kėrkesėn e kryefamiljarit, i cili paraqet pranė zyrės sė gjendjes civile tė vendbanimit tė ri, nė rastin konkret nė Shkodėr, kėto dokumente:

  • kėrkesėn me shkrim pėr regjistrim nė vendbanimin e ri;
  • dokumentin e pronėsisė sė banesės ose njė kontratė qiramarrjeje, tė paktėn njėvjeēare;
  • vėrtetim lėshuar nga administratori i njėsisė administrative, ku ai shprehet se shtetasi banon nė njėsinė administrative pėrkatėse;
  • ēertifikatėn familjare nga zyra e gjendjes civile e vendbanimit tė mėparshėm;

 Ēdo familjar ėshtė i detyruar tė bėjė transferimin e gjendjes civile tė familjes jo mė vonė se 45 ditė nga ardhja nė vendbanimin e ri.

 

 

Studioj nė njė universitet nė Milano – Itali. Me cilat dokumente duhet tė pajisem pėr tė pėrfituar bursė studimi nė Itali?

 

Studentėt tė cilėt studiojnė jashtė shteti dhe qė kėrkojnė tė pėrfitojnė bursė ekonomike nga universitetet ku ato ndjekin studimet, duhet qė tė pajisen nga bashkia me njė vėrtetim qė pėrcakton gjendjen sociale – ekonomike tė tyre. Pėr tu pajisur me kėtė vėrtetim nga Bashkia e rrethit tuaj, ju duhet tė dorėzoni kėto dokumente:

·        ēertifikatė familjare;

·        ēertifikatė lindje;

·        vėrtetim tė ardhurash nga punėsimi;

·        vėrtetim nga Drejtoria rajonale e Sigurimeve Shoqėrore;

·        vėrtetim nga Drejtoria e Ndihmės ekonomike;

·        vėrtetim si kėrkues pune nga Zyra Rajonale e Punėsimit;

·        vėrtetim nga Zyra e Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme;

·        vėrtetim nga Drejtoria e Tatime Taksa;

·        taksė pastrimi pėr vitin;

 

 

Jemi njė grup qytetarėsh tė cilėt kemi vendosur tė bėjmė njė tubim publik sepse pranė shtėpive tona ėshtė dhėnė leje ndėrtimi pėr ndėrtimin e 5 pallateve tė mėdha tė cilėt do tė ulin nė mėnyrė tė ndjeshme vlerėn e shtėpive tona. A kemi drejtė tė bėjmė tubim publik dhe nėse po, cila ėshtė procedura qė duhet tė ndiqet qė tė pajisemi me lejen pėr zhvillimin e tubimit publik?

 

Tė gjithė shtetasit, pa asnjė dallim pėr shkak tė seksit, racės, ngjyrės, gjuhės, besimit, etnisė, gjendjes ekonomike e financiare, arsimore e sociale, tė bindjeve politike, pėrkatėsisė prindėrore ose tė ēdo lloj rrethane tjetėr vetjake, kanė tė drejtė pėr tubime publike.

Pėr tu pajisur me leje pėr zhvillimin e tubimeve publike, duhet tė paraqitet kėrkesė me shkrim drejtuar Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut tuaj, e cila duhet tė pėrmbajė :

·        identitetin dhe adresėn e organizatorėve;

·        qėllimin e tubimit;

·        datėn, vendin dhe kohėn e fillimit dhe tė mbarimit tė tubimit;

·        numrin e pėrafėrt tė pjesmarrėsve;

 

Kėrkesa duhet tė dorėzohet jo mė vonė se tre ditė pėrpara zhvillimit tė tubimit.

Pėr tubimet tė cilat zhvillohen nė « vende tė hapura pėr publikun » : stadium, kinema, teatėr e tė tjera mjedise tė kėtij lloji, nuk nevojitet leja me shkrim nga organet e policisė.

 

 

A ėshtė i sigurtė identiteti ynė nė internet?

 

Nuk ka asnjė ligj shqiptar qe mbron kėtė dhe pėr pasojė identiteti ynė nė internet nuk ėshtė i sigurtė, pėrfshi edhe Google dhe biles pėr vende tė zhvilluara. P. sh.: Kanadaja ka hapur njė hetim ndaj Google dhe ėshtė zbuluar qė mijėra kanadezėve i janė marrė kodet, adresat dhe numrat e telefonit. Nė rastin e paaftėsisė sė ligjit shqiptar pėr tė vepruar, shqiptarėt nuk kanė mjetet ligjore pėr mbrojten e jetės sė tyre private.

 

Avokat apo noter : cilin te zgjedhim?

 

Avokat ose noter….Pikpyetja e juaj zgjon balancėn e kėrkesės, herė zgjidhni avokatin herė zgjidhni noterin. Ja disa pista pėr t`ju ndihmuar qė tė bėni zgjedhjen e duhur.
Tė dy profesionet dallohen sė pari nga formimi i tyre post akademik dhe kanė tė pėrbashkėt formimin e avokatėve dhe noterėve nė njė fakultet juridik. Pas pėrfundimit tė studimeve universitare nė drejtėsi, tė gjithė tė dipllomuarit mbajnė titullin jurist. Pas kėsaj, diploma qė jep titullin avokat administrohet nga Dhoma Kombėtare e Avokatisė dhe Ministria e Drejtėaisė, ndėrsa diploma qė jep titullin noter administrohet nga Dhoma Kombėtare e Noterisė dhe nga Ministria e Drejtėsisė. Pėr tė fituar titullin avokat duhet njė stazh pre 1 viti ndėrsa pėr tė fituar titullin noter stazhi ėshtė 3 vite.

Noteri dhe avokati, secili kane prerogativa eksluzive. Noteri ėshtė njė zyrtar publik tė cilit shteti i delegon pushtet pėr tė autentifikuar nenshkrimin e personave fizike si dhe pėr tė hartuar akte noteriale si p.sh. : kontrata pronėsie, testamente, akte perfaqėsimi etj.
Avokati mban atributin e pėrfaqesimit pėrpara gjykatave kompetente si dhe pėr tė pėrfaqėsuar klientat e tij nė institucionet shtetėrore.

Tė dy profesionet kėrkojnė njė sens analize, lidershipi, dhe njė aftėsi personale pėr tė hyrė nė komunikim me njerezit dhe pėr tė krijuar besim profesional. Megjithatė, kur duhet tė mbrojė interesat e klientit tė tij, avokati mund tė firmosė njė marrėveshje dhe tė negociojė kushtet e kėsaj marrėveshjeje. Noteri nuk favorizon asnjėrėn nga palėt. Detyra e noterit nė kėtė pikė ėshtė qė secila nga palėt tė jetė e mbrojtur ligjerisht dhe tė ketė marrė informacionin e nevojshem juridik pėr problemin.


 

A ka njė marrėveshje midis Shqipėrise dhe Greqisė e Italisė pėr njohjen e viteve tė punes sė shtetasve tė tyre?

 

Nuk ka njė marrėveshje midis Shqipėrisė dhe Greqisė  apo Shqipėrise dhe Italisė pėr njohjen e viteve tė punės dhe rrjedhimisht tė drejtėn e marrjes sė njė pensioni pėr shqiptarėt qė kanė punuar nė Greqi e Itali dhe pėr grekėt e italianėt qė kanė punuar nė Shqipėri. Nga ana e Shqipėrisė, janė bėrė kėrkesa nga Ministria e Punės pėr marrėveshje tė kėsaj natyre por deri tani ato janė refuzuar. Megjithatė, nė tė ardhmen patjetėr qė njė marrėveshje e tillė do tė realizohet sepse Shqipėria do tė bėhet pjesė e Komunitetit Europian. Ruani tė gjitha dokumentet e duhura qė vertetojnė vjetėrsinė e punės, pėr ti paraqitur ato nė tė ardhmen.

 

A ekziston ndonjė ligj nė Shqipėri me anėn e tė cilit mund tė lejohet survejimi mendor dhe psikologjik i liderave tanė, fjala ėshtė pėr politikanė tė tillė si: presidenti i Republikės, kryeministri, kryetari i parlamentit dhe shefat e opozitės?

 

Fatkeqėsisht, akoma nė Shqipėri nuk ekziston njė ligj i tillė dhe nuk ka asnjė nismė ligjvėnėse pėr tė rregulluar kėtė problem. Tek ne, asnjė shpjegim nuk jepet pėr gjėndjen e tyre mendore dhe psikologjike sepse kjo nuk ėshtė e bazuar nė ligj, dhe ēdo koment pėr shėndetin e tyre bazohet nė thashetheme gazetash.

 

Pėr t’ju pėrgjigjur problemit qė ngrihet, duhet tė shtrojmė tre pyetje ?

  1. A kemi bazė kushtetuese pėr njė ligj tė tillė ?
  2. Sa i pėrligjur nga ana sociale dhe psikologjike mund tė jetė njė ligj i tillė ?
  3. Po vendet e tjera, si e kanė zgjidhur kėtė problem ?

 

1. A kemi bazė kushtetuese pėr njė ligj tė tillė?

Jemi mėsuar qe tė dėgjojmė tė flitet pėr spiunazh ushtarak, politik apo ekonomik. Nė Shqipėri ėshtė Shėrbimi Informativ Kombėtar qė ėshtė i ngarkuar me kėtė detyrė, institucion ky i krijuar nė mbėshtetje tė nenit 16 tė ligjit nr. 7491, datė 29.4.1991 "Pėr dispozitat kryesore kushtetuese". Nė rastin qė po trajtojmė bėhet fjalė pėr njė lloj tjetėr survejimi, survejimin mendor.  Pra pėr analogji, kemi tė drejtė tė besojmė qė edhe pėr zyrtarėt e lartė, duhet tė ekzistojė njė departamnent qė te survejoje gjendjen e tyre mendore dhe psikologjike, e natyrisht qe duhet tė jetė nė varėsi tė parlamentit dhe jo nė varėsi tė kryemistrave.

Pse mendojmė qė duhet sa mė parė qė tė nisė njė iniciativė ligjvėnese, pėr tė krijuar njė agjenci tė specializuar nė varėsi tė parlamentit pėr kontrollin mendor dhe psikologjik tė liderave tanė ?

Sepse ekziston baza kushtetuese, pikėrisht neni 3 i saj: “Pavarėsia e shtetit dhe tėrėsia e territorit tė tij, dinjiteti i njeriut, tė drejtat dhe liritė e tij, drejtėsia shoqėrore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombėtar dhe trashėgimia kombėtare, bashkėjetesa fetare, si dhe bashkėjetesa dhe mirėkuptimi i shqiptarėve me pakicat janė baza e kėtij shteti, i cili ka pėr detyrė t’i respektojė dhe t’i mbroj”, dhe dispozita tė tjera tė Kushtetutės mund tė shėrbejnė si bazė ligjore pėr njė nisėm tė tillė. Ėshtė e vėrtetė qe vendi i ynė nuk ka lider tė tillė qė rrezikojnė  qė me njė tė shtypur tė butonit tė nisin njė luftė bėrthamore, por..............

 

 

2. Sa i pėrligjur nga ana sociale dhe psikologjike mund tė jetė njė ligj i tillė ?

Nga ana sociale dhe psikologjike, ideja qė njė lider i yni tė zgjohet nė mėngjes dhe tė nėnshkruajė njė dokument me pasoja tė rėnda ekonomikė, tė nisė njė sulm ushtarak ndaj vendeve fqinje apo tė provokojė rėndė marrėdhėniet dipllomatike me njė partner tė rėndėsishėm, nuk ėshte njė imagjinatė. Kjo edhe mund tė ndodhė. Mendoni qė janė firmosur me dhjetėra marrėveshje tė rėndėsishme nė kėto 20 vitet e fundit apo ngjarje si ato tė vitit 1997, ku Shqipėria ka dalė e humbur.

Cilėsia vendim-marrėse e liderave mund tė preket edhe nga konsumimi i zakonshėm i ilaēeve, edhe nė njė rastin e njė sėmundje tė zakonshme. Tė gjithė e dimė qė kur jemi tė sėmurė, situate e jonė ėshtė e tillė qė me gjuhen e popullit e shprehim “s’durojmė as veten tonė”,  Pra, sjellja e jonė ashtu edhe e liderave tanė ndikohet nga njė situatė e zakonshme qe lidhet me shėndetin tonė. Pėr pasojė, problemi nuk ėshtė vetėm tek sėmundja por dhe tek konsumimi i ilaceve qe kompromenton nė mėnyre tė ndjeshme cilėsine e marrjes sė vendimeve nga zyrtarėt e lartė shtetėrorė.

Pėr mė tepėr, a mendoni qė shėndeti mendor dhe psikologjik i liderave tanė apo qoftė edhe humori i keq i asaj dite, kanė ndikuar nė humbjen e pozitave strategjike qė pėrkthehen nė humbje tė miliarda eurove nė kurriz tė shqiptarėve...

 

Po vendet e tjera, si e kanė zgjidhur kėtė problem ?

Po i referohemi njė analize krahasuese ligjore. Tė gjitha shtetet perėndimore, SHBA dhe Kanada e kanė njė shėrbim tė tillė, dhe kanė krijuar dispozitėn ligjore pėrkatėse pėr kėtė qėllim. Le tė marrim shėmbullin e SHBA dhe Kanadasė si vende me demokraci mjaft tė zhvilluar.

Ky shėrbim nė SHBA ėshtė i pėrfshirė tek CIA (The Central Intelligence Agency) e cila ka brėnda strukturave tė saj njė department mjekėsor dhe psikologjik. Aty janė tė punėsuar doktorė, sociologė, politologė dhe antropologjistė tė cilėt mbikqyrin kushtet e top zyrtarėve tė lartė amerikanė.

Nė Kanada, CSIS (Canadian Security Intelligence Service) ėshtė e ngarkuar ndėr tė tjera tė vėzhgojė sjelljet mendore dhe psikologjike tė zyrtarėve tė lartė kanadez.

Si nė SHBA ashtu dhe nė Kanada, detyra kryesore e kėtyre ekipeve speciale ėshtė tė parashikojnė sjelljen e udhėheqėsve tė tyre, tė diktojnė simptoma dhe shėnja e ērregullime psikologjike e mendore, t’ia parashtrojnė kėto bėrėsve tė ligjit me qėllim qė masat tė merren nė kohė.

 

 

 

Abonimi Juridik

Regjistrohuni nė abonimin juridik mujor, dhe pėrfitoni njė shėrbim elektronik i cili ju lejon tė kurseni.

Lexoni mė tepėr

Kėshilla ligjore 

Pasojat e zgjidhjes sė martesės, cili nga trashėgimtarėt  fiton pasurinė dhe shumė kėshilla tė tjera ligjore.

Lexoni mė tepėr

Ankime-Kėrkesa

Kėrkesa e juaj nuk ėshtė marrė parasysh. Ne pėrgatisim ankimin ligjor dhe ju udhėzojmė pėr mė tej.

Lexoni mė tepėr

GJYKATA STRASBURG       TREGTARE - TATIMORE       LIDHJE NDIHMESE       KUSH JEMI NE       SITE MAP